Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Deputetët italiane në Gjadër: Kampi është si burg, po shpërdorohen taksat tona

Shkruar nga Newsbomb

Deputetët italiane në Gjadër: Kampi është si burg, po

Debati rreth vendosjes së emigrantëve në kampin e Gjadrit ka nxitur polemika të ashpra në Itali, veçanërisht nga opozita, e cila kundërshton marrëveshjen e arritur mes kryeministrit Rama dhe homologes së tij, Meloni. Sot, tre deputetë të opozitës italiane vizituan kampin në Lezhë për të vëzhguar kushtet dhe mënyrën e funksionimit të tij.

Alfonso Collucci nga “Lëvizja 5 Yjet” e krahasoi kampin me një burg dhe kritikoi qeverinë Meloni për shpërdorim të parave të taksapaguesve italianë.

“Ky vend duket i zhveshur nga çdo ndjenjë humanizmi.Kostoja për këto struktura parashikohet të arrijë 800 milionë euro në pesë vite, plus shpenzimet e mirëmbajtjes dhe rreth 9 milionë euro vetëm për transport. Kjo është shqetësuese, sepse këto para mund të investoheshin në sigurinë e qytetarëve italianë. Ky vend duket më shumë si një burg për këta persona, sepse, sipas protokollit shqiptar, ata nuk mund të lëvizin lirshëm,” u shpreh Collucci.

Deputetja Rachele Scarpa nga Partia Demokratike shtoi se një nga emigrantët u kthye mbrapsht për shkak të problemeve të shëndetit mendor. “Zbuluam se një nga emigrantët që u kthye ishte nga Egjipti dhe kishte çështje psikiatrike. Pyetemi si është e mundur që kjo të mos ishte vënë re gjatë kontrollit para nisjes,” tha Scarpa.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese