
Partia Demokratike i është drejtuar Komisionit Qendor Zgjedhor (KQZ) me një shkresë zyrtare të firmosur nga përfaqësuesi ligjor i këtij subjekti politik, Franc Nuri lidhur me vënien në dispozicion të një sërë proces-verbalesh mbi shpërndarjen e zarfeve për zgjedhësit e diasporës.
Në shkresë, Partia Demokratike kërkon t’i vihen në dispozicion informacione e sqarime lidhur me një sërë raportimesh e problematikash që janë hasur gjatë procesit të shpërndarjes së zarfeve të votimit në diasporë, të raportuara pranë PD-së lidhur me shkelje të standardeve dhe protokolleve të shpallur publikisht nga KQZ.
Gjthashtu PD ka kërkuar të gjitha komunikimet mes KQZ-DHL dhe kompanive të prodhimit të zarfeve dhe nën-kontraktorët e tyre, që nga momenti i konstatimit të problematikave të para e deri më tani.