
Kreshnik Kadena dhe Myrtez Hilaj
Dy shqiptarë, të cilët organizonin kontrabandimin e emigrantëve në Britaninë e Madhe duke përdorur kamionë dhe avionë të vegjël, janë dënuar në total me pesë vjet e dy muaj.
Ata u dënuan në mars të këtij viti, pas një hetimi të gjatë tetë-vjeçar nga Agjencia Kombëtare e Krimit mbi aktivitetet e një sindikate të rëndësishme shqiptare të krimit të organizuar.
Mësohet se 50-vjeçari Myrtez Hilaj dhe 37-vjeçari Kreshnik Kadena kishin organizuar të paktën nëntë udhëtimesh me emigrantë nga 2016 deri në 2017. Hilaj dhe Kadena u arrestuan më 26 korrik 2017. Hilajt iu gjetën një sërë dokumentesh identiteti false, të cilat ai planifikoi t’ua dorëzonte emigrantëve që i ndihmonte.
Sondazh
Poll