Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dëmtohet rëndë punonjësi i portit të Durrësit, shpallet në kërkim administratori i kompanisë

Shkruar nga Newsbomb
Dëmtohet rëndë punonjësi i portit të Durrësit,
Foto ilustruese

Një incident ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ku një punonjës i portit ka pësuar një dëmtim.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur më datën 18 shkurt, ku shtetasi me iniciale A.G, 48 vjeç teksa ishte duke punuar, është goditur në sy dhe ka marrë dëmtime të rënda. Ai është transportuar në spital për të marrë mjekimin e duhur, ndërsa nuk dihet ende gjendja e tij.

Gjithashtu, në kërkim është shpallur shtetasi 56-vjeçar me iniciale T.F, banues në Tiranë, cili është administratori i kompanisë dhe akuzohet për veprën penale ’’Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Njoftimi i policisë:

“Më datë 18.02.2025, shtetasi A. G., 48 vjeç, banues në Durrës, punonjës i një kompanie që operon në portin e Durrësit, është dëmtuar aksidentalisht në sy, gjatë punës.Është shpallur në kërkim shtetasi T. F., 56 vjeç, banues në Tiranë, administratori i kompanisë, i dyshuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” ndërsa vijon puna për kapjen e tij’’.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese