Hapësire reklamuese

Aktualitet

Del LISTA, ja kush janë kandidatët që garojnë për të zënë vendin e Holta Zaçajt në Gjykatën Kushtetuese

Shkruar nga Newsbomb
Del LISTA, ja kush janë kandidatët që garojnë për
Gjykata Kushtetuese

Gjykata e Lartë ka shpallur listë e plotë me 13 kandidatët për vendin vakaant në Gjykatën Kushtetuesë, që do të lirohet nga Holta Zaçaj më 10 mars 2025.

Në garë për këtë pozicion janë 13 kandidatë nga fusha e drejtësisë, duke përfshirë gjyqtarë, ish-anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, si dhe avokatë e juristë. Konkretisht bëhet fjalë për:

1. Alban Toro
2. Alma Faskaj
3. Asim Vokshi
4. Denar Biba
5. Florjan Ballhysa
6. Genta Tafa
7. Irena Nino
8. Klodian Rado
9. Lulzim Hamitaj
10. Naureda Llagami
11. Nurihan Meta
12. Rezana Balla
13. Sinan Tafaj

Dy nga kandidatët që kanë shprehur interes janë komisionerët publikë Irena Nino dhe Florin Ballhysa. Kandidatë të tjerë janë Nurihan Meta Seiti, ish-anëtare e KLP-së, dhe Alban Toro, ish-anëtar i KLGJ-së. Gjithashtu, Klodian Rado, Rezana Balla dhe Sinan Tafaj kanë paraqitur kandidaturën e tyre.

Një emër i njohur në listë është Genta Bungo, ish-kryetare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që ka udhëhequr procesin e vettingut për gjyqtarë dhe prokurorë. Në garë është edhe gjyqtari Asim Vokshi, Naureda Llagami, Florjan Ballhysa, Denar Biba, Alma Faskaj, Lulzim Hamitaj.

Emrat pas emrat do të kalojnë për verifikim në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi (KED), i cili do të përgatisë renditjen finale.

Holta Zaçaj përfundon mandatin si anëtare e Gjykatës Kushtetuese më 10 mars 2025, ndonëse ajo kundërshtoi largimin, duke argumentuar se mandati i saj përfundonte në fund të 2025. Por, pas shpalljes së vakancës nga Sokol Sadushi i Gjykatës së Lartë, trupa e gjyqtarëve kushtetues vendosi për përfundimin e mandatit të Zaçajt, duke zgjidhur kështu mosmarrëveshjen mes Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Kryetari i Gjykatës së Lartë, bazuar në nenin 125, pika 1 të Kushtetutës, si dhe nenin7/ç të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, në datë 11.12.2024 ka bërë shpalljen publike për hapjen e procedurës së aplikimit për zgjedhjen me mandat të plotë nga Gjykata e Lartë të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, në vendin vakant të krijuar si rezultat i mbarimit të mandatit të znj. Holta Zaçaj.

Pas përfundimit të afatit 30 ditor të pranimit të kërkesave, kandidatët që kanë paraqitur interes për plotësimin e vakancës janë:

1. Alban Toro
2. Alma Faskaj
3. Asim Vokshi
4. Denar Biba
5. Florjan Ballhysa
6. Genta Tafa
7. Irena Nino
8. Klodian Rado
9. Lulzim Hamitaj
10. Naureda Llagami
11. Nurihan Meta
12. Rezana Balla
13. Sinan Tafaj

Bazuar në nenin 7/ç, pika 1 të ligjit nr. 8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar, lista e kandidatëve, si dhe dokumentacioni i paraqitur prej tyre i është dërguar Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vlerësimin e kushteve dhe kritereve të emërimit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese nga Gjykata e Lartë.

Lista me emrat e kandidatëve publikohet në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë, me qëllim që institucionet publike që kanë lidhje me sistemin e drejtësisë, organizata të shoqërisë civile me veprimtari në mbrojtjen e të drejtave të njeriut ose të krijuara për mbrojtjen e interesave të përdoruesve të sistemit të drejtësisë, të mund të paraqesin opinionet e tyre në lidhje me kandidaturat pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese