
Vajza që shihni në foto është 20-vjeçarja Megi Xhetani, e cila humbi jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur pak çaste pas mesnatës në aksin rrugor Përrenjas-Librazhd.
Ajo po udhëtonte nga Pogradeci drejt Tiranës së bashku me të fejuarin e saj, 34-vjeçari Zef Sinani, ku kishin shkruar për të festuar ditën e të dashuruarve. Automjeti i tyre i tipit “Benz” u përplas në një kthesë në Pishkash nga një kamion me targa nga Maqedonia e Veriut, ndërsa shkak për këtë aksident fatal dyshohet të jetë bërë shpejtësia tej normave të lejuara.
20-vjeçarja humbi jetën në vend ndërsa i fejuari i saj Zef Sinani është dërguar për mjekim në Spitalin E Traumës në gjendje të rëndë.
Çifti i të rinjve ishin të fejuar prej 3 muajsh, ndërsa jetonin së bashku në qytetin e Mamurrasit. Megi Xhetani ishte vajzë e vetme dhe vijonte studimet në Universitetin e Tiranës.