
Një aksident tragjik i mori jetën mëngjesin e kësaj të hëne 20-vjeçarit Sabri Kreka.
Të riut, i cili ditën e nesërme, 19 nëntor pritej që të festonte dhe 20 vjetorin e lindjes iu pre jeta në mes pasi u aksidentua në autostradën “Durrës-Tiranë”, pranë zonës së Sukthit.
Sipas asaj që policia bëri me dije më herët, automjeti i cili drejtohej nga Sabri Kreka doli nga rruga, ndërsa dyshohet se shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia e lartë.
Përplasja ka rezultuar fatale, duke shkaktuar dëmtime të rënda dhe fatkeqësisht 20-vjeçari humbi jetën në vendin e ngjarjes.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti, ndërkohë në rrjetet sociale miqtë e 20-vjeçarit kanë reaguar të tronditur dhe “zemërthyer” për këtë humbje të madhe.

“Ike i ri o Sabri Kreka . Do te kujtojme cdo dit e cdo moment. Prehu ne paqe!”, shkruan një prej miqve të së riu.
"Durrës/Informacion paraprak
Në orët e para të mëngjesit, në autostradën “Durrës-Tiranë”, në Sukth, shtetasi S. K., 20 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Për shkak të dëmtimeve, 20-vjeçari ka humbur jetën në vendin e aksidentit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit", njoftoi policia më herët.