Ky është Kastriot Cenko, 39 vjeçari shqiptar që goditi për vdekje bashkëshorten e tij me çekiç, ndërsa trupin ia mbajti të fshehur në papafingo të shtëpisë së tyre në Ampelokipi.
Sipas informacioneve nga mediat greke, shqiptari ka lajmëruar policinë pasditen e sotme dhe ka rrëfuer se gruan e ka vrarë me çekiç dhe se e ka në papafingo të shtëpisë së tyre.
Telefonata është bërë pak pas orës 18.00, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar oficerët e policisë për të zbuluar se çfarë ka ndodhur. Në shtëpi kishte një erë të keqe që në momentin e parë dhe u konstatua se në papafingo kishte çanta të zeza.
Bashkëshorti i ka thënë policisë se e ka vrarë me çekiç dhe me duar nga xhelozia. Siç pohoi ai, fëmijët në atë moment ishin në shkollë. Të miturit nuk kanë mundur të kuptojnë asgjë, derisa vetë 39-vjeçari vendosi të flasë. Nuk dihet nëse ky është versioni i vërtetë i ngjarjes, megjithatë është e sigurt se gjatë gjithë këtyre ditëve fëmijët lëviznin nëpër shtëpi.
Sakaq, autoritetet greke po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanve të ngjarjes, ndërsa pritet që në orët në vijim të merren në pyetje edhe dy fëmijët e mitur, nën praninë e psikologut.