Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore


Aktualitet

Del FOTO: Ky është shqiptari që mbyti gruan në sy të djalit 6-vjeçar, dyshohet se vuante nga depresioni

Shkruar nga Newsbomb
Del FOTO: Ky është shqiptari që mbyti gruan në sy të
Autori Lulzim Toci


Ky është shqiptari Lulzim Toci, i cili ka mbytur gruan e tij, Eleonora Toci, në sy të dy fëmijëve të tyre të mitur në Itali. Vrasja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në San Felice a Cancello, Caserta, dhe ka tronditur komunitetin lokal dhe më gjerë.

Pas aktit të rëndë, Lulzim Toci shkoi te kunata e tij, ku fëmijët e vegjël i treguan asaj se "babi e vrau mamin". Ajo lajmëroi menjëherë policinë, e cila arrestoi Lulzimin pranë banesës. Sipas të afërmve, Lulzim Toci kishte vuajtur nga depresioni gjatë ditëve të fundit, edhe pse çifti nuk kishte shfaqur probleme më herët.

Një mik i tij ka treguar se Lulzimi kishte kaluar disa ditë i shqetësuar dhe kishte qëndruar në spital vetëm disa orë para ngjarjes, pasi po përjetonte gjendje të rënduar emocionale. Ditën e ngjarjes, familja kishte kaluar një ditë të zakonshme, por në mesnatë, pas një debati, Lulzimi kishte pësuar një krizë dhe kishte kryer vrasjen.

Del FOTO: Ky është shqiptari që mbyti gruan në sy të
Banesa ku ndodhi krimi i rëndë

Aktualisht, dy fëmijët e mitur ndodhen nën kujdesin e të afërmve, ndërsa Lulzim Toci është në paraburgim. Ngjarja ka shokuar të afërmit dhe fqinjët, të cilët tregojnë për mediat se Lulzimi ishte një person i qetë dhe punëtor, por kohët e fundit kishte shfaqur shenja të depresionit të thellë. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese