![DEL FOTO/ Ky është i dashuri i Sajma Qordjas, e shkuara kriminale e](https://cdnimpuls.com/newsbomb.al/media3/-900-0-1728196c99797c7d6a74aa0e66f166df.jpg)
Joni Sadikaj është personi i identifikuar si i dashuri i Sajma Qordja, vajza e cila ngriti alarmin ditën e djeshme në Astir teksa në sallën operative mbërriti një telefonatë nga vetë ajo ku deklaronte se ishte rrëmyber dhe dhunuar nga disa persona në apartament.
Joni Sadikaj është 1 prej 4 djemve me të cilët Sajma Qordja ka kaluar natën së bashku me 2 vajza të tjera në dy apartamente të marra me qira në një pallat në zonën e Astirit.
Joni Sadikaj nuk është i panjohur për policinë teksa më përpara është përfshirë në disa ngjarje kriminale. Bëhet fjalë në vitin 2017 ku së bashku me disa persona të tjerë, po transportonin 1.3 ton kannabis sativa në bregdetin e Kavajës.
Gjithashtu 26 vjeçari nga Tepelena është arrestuar dhe në korrik të vitit 2022 pasi iu gjet me vete një armë pa leje, krehër si dhe municion luftarak.
Dy apartamentet në Astir janë marrë me qira nga ky person i identifikuar si i dashuri i Sajma Qordjes. Të përfshirë në këtë ngjarje janë 6 persona, të cilët kanë kaluar natën në dy apartamentet. Të nesërmen banorët e pallatit janë gdhirë të alarmuar nga të bërtiturat dhe ulërimat e 20 vjeçares Qordja të ndodhur brenda në apartament.
Sipas burimeve për media, 3 djemtë dhe 2 vajzat e tjera kanë zbritur të nesërmen poshtë për të konsumuar një kafe ndërsa Sajma ka qëndruar në dhomë duke fjetur gjumë. Kur 20 vjeçarja është zgjuar nga gjumi, ajo ka konstatuar se në apartament gjendeshin dy armë dhe një jelek antiplumb dhe në ato momente ka filluar të shfaqë shenja paranoje.
Bazuar në njoftimin zyrtar të policisë, ka qenë vetë vajza që ka telefonuar autoritetet duke thënë se është dhunuar dhe rrëmbyer nga disa persona, ndërsa burime për media kanë bërë me dije se fillimisht 20 vjeçarja ka kërkuar ndihmë nga prindërit e saj, dhe kanë qenë ata më pas që kanë telefonuar policinë.
Vajza nuk ka pranuar të hapë derën pas disa orësh negociata me policinë, ndërsa është dashur ndërhyrja e forcave RENEA dhe FNSH për të thyer xhamin e ballkonit me qëllim për të hyrë brenda në apartament.
Vajza është gjetur e vetme dhe në gjendje të rënduar psikologjike. Gjithashtu në dy apartamentet janë gjetur dhe sekuestruar dy armë të llojit psitoletë dhe një jelek antiplumb. Apartamentet janë gjetur të shkatërruara si dhe në ambientet është gjetur dhe drogë e alkool. Gjithashtu Sajma Qordja ka deklaruar në polici se nuk është dhunuar.