Hapësire reklamuese

Aktualitet

DEL FOTO/ Ky është biznesmenit që humbi jetën nga shpërthimi në Sarandë

Shkruar nga Newsbomb
DEL FOTO/ Ky është biznesmenit që humbi jetën nga
FotoMontazh/ Armand Nelaj

Personi që shihni në foto është Armand Nelaj, i cili u gjet i pajetë mbrëmë në detin e Sarandës pas një shpërthimi.

Burime për media bëjnë me dije se Nelaj 52 vjeç prej 13 vitesh zotëron një kompani të mjeteve të rënda të ndërtimit. Mbrëmjen e djeshme u tha se gjatë zhytjes kishte shpërthyer bombola e oksigjenit dhe për pasojë ndërroi jetë polumbari.

Kjo si duket është një nga skenat, pasi një tjetër pistë që po hetohet është ajo e vrasjes. Hetuesit janë duke vijuar hetimet pasi kanë dyshime se shpërthimi ka ndodhur si pasojë lëndës eksploziv. Kujtojmë se shpërthimi ndodhi rreth orës 22:00 të së hënës në qytetin bregdetar, Sarandë, 100 metra larg Portit Detar.

Fillimisht u tha se shpërthimi ndodhi në një skaf, mirëpo Policia përmes një njoftimi zyrtar njoftoi se ka ndërruar jetë një palombar dhe dyshohet se i ka shpërthyer aksidentalisht gjatë zhytjes në det bombola e oksigjenit.

Policia e Sarandës po heton intensivisht për ngjarjen, teksa është ngritur një grup hetimor i drejtuar nga Prokuroria e Sarandës.

DEL FOTO/ Ky është biznesmenit që humbi jetën nga
Armand Nelaj

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese