Hapësire reklamuese

Aktualitet

DEL FOTO: Ky është Astrit Avdyli, i forti i Shijakut që u kap sot nga RENEA, si nisi “karriera e tij kriminale”

Shkruar nga Newsbomb
DEL FOTO: Ky është Astrit Avdyli, i forti i Shijakut që u kap sot
Arrestimi i Astrit Avdylit në Shijak

Personi në fotografi është Astrit Avdyli, kreu i grupit të Shijakut i cili u arrestua ditën e sotme nga forcat RENEA dhe policia e Durrësit në vilën e tij në Shijak.

DEL FOTO: Ky është Astrit Avdyli, i forti i Shijakut që u kap sot
Astrit Avdyl

Më herët u publikuan edhe pamjet me dron ku shihet aksioni i RENEA që msynë në vilën e kreu të grupit të Shijakut ndërsa ai tenton të arratiset. Avdyli tentoi të largohet duke u larguar nga pjesa e pasme e banesës, por u vendos në pranga nga RENEA. Gjatë ndalimit, 50-vjeçarit i është sekuestruar edhe një armë zjarri tip pistoletë. 

Astrit Avdyli u shpall në kërkim pak javë më parë në kuadër të operacionit të SPAK me agjenci të huaja ligjzbatuese për goditjen e shtatë grupeve kriminale, të cilat kryenin vrasje me pagesë. Ky shtetas rezulton se në cilësinë e drejtuesit të grupit të Shijakut kishte bërë aleancë me grupin e ish-deputetit Arben Ndoka dhe atë të Ervis Martinaj.

Kush është Astrit Avdyli dhe si nisi ‘’karriera’’ e tij kriminale

Astrit Avdyli, ishte në listën e top njerëzve më të kërkuar nga drejtësia shqiptare në vitin 2013, pasi rezultonte si i dënuar me 12 vite burg për vrasje. Me origjinë çame, Astrit Avdyli njihet si i “Urti”, pasi në dallim nga të tjerët e grupit, Astriti i zgjidhte punët pa dhunë, ndërsa grupi i Shijakut njihet si një grup i përbërë me njerëz të dhunshëm.

Babai i tre fëmijëve, u përfshi që në vitet ’90 në trafikun e drogës dhe kokainës. Me kalimin e viteve, ai u bë edhe më i fuqishëm dhe me lidhje të forta.

Vëllezërit Avdyli, Shkëlqim, Jasin, Astrit dhe Altin akuzohen për vrasje, prostitucion, trafik droge dhe disa vepra të tjera penale.

Në vitin 1996 u vra më armë zjarri, Dritan Avdyli, kushëriri i parë i Astrit Avdylit kokës së bandës. Ai i kishte vendosur një gjobë biznesmenit Tefik Hyka, pronari i fabrikës së tullave në Vlorë.

Dritan Avdyli u telefonua nga një bashkëpunëtor shijakas i Tefik Hykës për të shkuar në zonën e “Katër Rrugëve të Shijakut” për të marrë paratë që i kishte kërkuar Tefikut, por në momentin që bashkë me shokun arrin në lokal goditet me një breshëri plumbash nga një vrasës me pagesë i ardhur nga Tirana, Durim Kusi.

Astrit Avdyli, djali i xhaxhit të Dritanit, i dënuar më parë për prostitucion në Itali merr hak duke vrarë në qendër të Shijakut personin që nxori në pritë Dritanin. Ndërkohë që spiralja e hakmarrjes nuk u ndal me kaq, pasi vëllai i Astritit, Shkëlqimi vrau në Tiranë, Durim Kusin. Ndërkohë që Jasmin Avdyli është dënuar më parë në Itali pasi u përfshi në vrasjen e një marshalli italian. Ai kishte disa vite që ishte liruar nga burgu dhe jetonte në Shijak.

Operacioni i 21 tetorit, Vol-vo 4

Astrit Avdyli u arrestuar edhe disa vite më parë për laboratorin e kokainës që u gjet në Brenogë të Hasit, bashkë me vëllezërit e tjerë dhe të paktën 20 anëtarë të tjerë të grupit që kishin lidhje me drogën. Operacioni mori emrin “Vol-vo 4”.

Të arrestuar ishin vëllezërit; Astrit Avdyli, që është koka e bandës, Flamur Avdyli, (që u lirua më vonë) dhe Shkëlqim Avdylin. Ndërsa përpos tyre u prangos kushëriri i parë, Jasim Avdyli së bashku me H. Hoxha, të dënuar në Turqi për trafik heroine dhe mbi 20 persona të tjerë.

Ndaj "kokës" së grupit të Shijakut rëndonin akuzat për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Krijimi i lehtësirave për marrjen dhe përdorimin e drogës”. Për këto akuza, ai është dënuar me 6.8 vite burg dhe i është konfiskuar pasuria, por në vitin 2021 arriti të lirohet nga qelia për shkak se i përfunduan afatet e paraburgimit. Ligji e parashikon 12 muaj paraburgimi, ndërsa vëllezërit Astrit dhe Altin Avdyli kishin bërë 14 muaj paraburgim.

Familja Avdyli është pronare e dhjetëra bizneseve në Shijak, Durrës dhe disa qytete të tjera të vendit.

Operacioni i SPAK në 2024 - "Revanshi"

Astrit Avdyli u shpall në kërkim pak javë më parë në kuadër të operacionit të SPAK me agjenci të huaja ligjzbatuese për goditjen e shtatë grupeve kriminale, të cilat kryenin vrasje me pagesë. Ky shtetas rezulton se në cilësinë e drejtuesit të grupit të Shijakut kishte bërë aleancë me grupin e ish-deputetit Arben Ndoka dhe atë të Ervis Martinaj.

Të tre këto grupe kriminale që vepronin mes Shijakut, Fushë Krujës dhe Lezhës kishin një qëllim të përbashkët, atë për eleminimin e "të fortit të Niklës" Durim Bami.

Arben Ndoka e bënte atë përgjegjës për vrasjen e të vëllait Aleksandër Ndoka dhe kishte bërë aleancë me Avdylin dhe Martinaj për të vrarë Durim Bamin. Kreu i grupit të Shijakut, po ashtu shfaqej në bisedat e "SKY" duke ndihmuar Martinajn të eleminonte kundërshtarët. Ai kishte dërguar të afërmin e tij Aldo Avdyli, për të kryer vrasje me pagesë për llogari të mbretit të kumarit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese