Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

DEL FOTO/ Ky është 44-vjeçari në Maliq që akuzohet se përdhunonte vajzën e mitur të shokut të ngushtë

Shkruar nga Newsbomb
DEL FOTO/ Ky është 44-vjeçari në Maliq që akuzohet se
Edison Shema

Presoni që shihni në foto është 43-vjeçari Edison Shema, i cili dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 16-vjeçare në Sheqeras të Maliqit.

Kujtojmë se ngjarja tronditëse u bë me dije dy ditë më parë, 6 nëntor. Edison Shema akuzohet se ka abuzuar me të miturën prej 4 vitesh, që në moshën 12-vjeçare deri në moshën 16-vjeçare që është sot vajza. Ai është larguar në drejtim të paditur dhe është shpallur në kërkim nga policia e Korçës.

Ka qenë e mitura që ka denoncuar në prani të prindërve abuzimin që bënte autori, i cili ishte mik i babait të saj dhe kishin hyrje dalje familjare. Marrëdhëniet e një pas njëshme kanë ndodhur në një magazinë në pronësi të autorit, ku dyshohet të ketë dhe kamera sigurie prej ku do merren filmime nga serveri.

DEL FOTO/ Ky është 44-vjeçari në Maliq që akuzohet se
Edison Shema

Pas denoncimit të së miturës, është bërë ekspertiza mjeko-ligjore për të vërtetuar abuzimin seksual. Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se nga ekspertiza ka rezultuar se e mitura është përdhunuar.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë ditën e djeshme foli motra e 16-vjeçares si dhe familjarët e Edison Shemës të cilët i kanë hedhur poshtë akuzat e bëra ndaj tij.

Motra e të miturës ka folur për mediat dhe ka rrëfyer historinë e abuzimit që kishte pësuar e motra për katër vite rresht nga 43-vjeçari, i cili ishte mik i babait të tyre.

Në dëshminë e saj, ajo ka thënë se abuzimin e zbuloi rastësisht përmes disa letrave që Edison Shema i dërgonte të motrës. Sipas dëshmisë së motrës, e cila u bë publike pas vitesh heshtje, letra përmbanin detaje të qarta të abuzimit, madje kishte fragmente ku autori i premtonte të miturës së do e merrte për grua pasi të mbushte 18 vjeç.

“Mbaj mend që e kam mësuar rreth vitit 2021 këtë histori. Në atë moment u shokova, nuk po e besoja dot,”  rrëfen ajo. Ndërsa, familjarët e Edison Shemës kanë hedhur poshtë akuzat duke thënë se e gjitha është për “çështje inati”.

Pas zbulimit të ngjarjes, abuzuesi i dyshuar është larguar nga zona dhe ende nuk dihet vendndodhja e tij.  Prokuroria ka marrë letrat si provë për hetimet, ndërsa psikologët po punojnë me të miturën për të kapërcyer traumën.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese