Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

DEL FOTO/ Ky është 33-vjeçari Branko Shkoza, u vra nga shoku se i ngacmoi gruan

Shkruar nga Newsbomb
DEL FOTO/ Ky është 33-vjeçari Branko Shkoza, u vra nga shoku se
Viktima Branko Shkoza

Personi që shihni në foto është 33-vjeçaru Branko Shkoza, i cili u gjet pajetë disa ditë më parë në kanalin e ujërave të zeza në Durrës.

Fillimisht ngjarja u raportua si aksidentale, por nga hetimet e policisë rezultoi se Branko është vrarë nga shoku i tij 35-vjeçari Majlind Habibi.

Autor i krimit është arrestuar pasi dyshohet se pas një përleshje ka shtyrë nga ura 33-vjeçarin, i cili për pasojë ndërroi jetë.

Kanë qenë kamerat e disa bizneseve në zonën ku ndodhi ngjarja që kanë zbardhur krimin në Durrës. Ishin banorët të parët që konfirmuan se i kishin parë Majlind Habibin dhe Branko Shkozen bashkë atë natë. Hetuesit kanë shkuar në banesën e Majlind Habibit ku e morën ën pyetje. Habibi fillimisht e ka mohuar krimin, duke thënë se nuk e njihte 33-vjeçarin, por pasi e ballafaquan me pamjet filmike nga kamerat, ai ka pranuar të bashkëpunojë duke rrëfyer krimin.

Sipas dëshmisë së tij, viktima i kishte ngacmuar bashkëshorten dhe kjo e fundit i ishte ankuar shpeshherë se 33-vjeçari e ngacmonte sa herë që dilte nga shtëpia e saj.

DEL FOTO/ Ky është 33-vjeçari Branko Shkoza, u vra nga shoku se
Autori i vrasjes, Majlind Habibi

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed