Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

DEL FOTO/ Kjo është shqiptarja që u masakrua me thikë në mes të Greqisë nga vlonjati

Shkruar nga Newsbomb
DEL FOTO/ Kjo është shqiptarja që u masakrua me thikë
Ne foto: Enkelejda Danaj

Personi që shihni në foto është 40-vjeçarja Enkelejda Danaj, nga Vlora, e cila u gjet e vdekur në rrugë mëngjesin e kësaj të enjte në Greqi.

Shqiptarja u gjet e masakruar me thikë mëngjesin e sotëm në Medinë të Greqisë. Autori i kësaj ngjarje të rëndë dyshohet se është bashkëshorti i saj, i identifikuar si Eduart Danaj, 50 vjeç, nga Vlora.

DEL FOTO/ Kjo është shqiptarja që u masakrua me thikë
40 vjecarja qe u gjet e vdekur ne Greqi

50-vjeçari është shpallur në kërkim nga policia greke, i dyshuar autor i kësaj vrasje. Policia greke dyshon se vlonjati është autori i kësaj masakre pasi edhe më herët Enkelejda Denaj e kishte denoncuar tre herë bashkëshortin e saj për dhunë në familje.

Për herë të parë gruaja ka denoncuar burrin për dhunë në familje më 3 Prill të 2013. Atë kohë bashkëshorti u arrestua.

Një tjetër denoncim është bërë në 18 shtator të 2022, ku viktima ka denoncuar burrin për kërcënime, lëndim fizik dhe dhunë psikologjike. Atë kohë sërish ai ra në prangat e policisë dhe u lirua disa kohë më vonë. 50-vjeçari u rikthye sërish te banesa e bashkëshortes së tij, pa çka se kishte një urdhërndalimi që t’ i afrohej.

Ishte vetë 40-vjeçarja ajo e cila i hapi derën e shtëpisë partnerit të saj dhunues duke u dhënë dhe një tjetër mundësi.

Mirëpo burri i dhunshëm duket se nuk do të hiqte “huqin”. 40-vjeçarja sërish më 7 maj të 2024 ka denoncuar në polici, sërish bashkëshortin për dhunë në  familje (kanosje, lëndim fizik dhe abuzim verbal).

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese