Vajza që shikoni në fotografi është Aldorjana Loshi, efektivja e Policisë së Shtetit që u vetëvra me armën e shërbimit pasditen e kësaj të premteje në Tiranë. Ajo shërbente në Komisariatin Nr.5 dhe për aktin e vetëflijimit ka përdorur armën e shërbimit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën "Ali Demi" ku dhe kjo shtetase raportohet se banonte me vëllain më të vogël dhe nënën e saj, përcjell newsbomb.al.
Nga informacionet e para bëhet me dije se babai i Aldorjana Loshit ka ndërruar jetë kohë më parë, ndërsa e reja jetonte në Tiranë bashkë me nënën dhe vëllain. Dyshimet e para janë se ngjarja e rëndë ka ndodhur për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.
“Më datë 24.05.2024, rreth orës 18:30, në rrugën “Ali Demi”, është vetëvrarë me armë zjarri në banesë shtetasja A. L., 21 vjeçe, punonjëse Policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia e Tiranës.
21 vjeçarja ishte me detyrë në Komisariatin Nr.5 që mbulon zonën e Kamzës, por është në varësi të Drejtorisë së Policisë Tiranë. Në momentin e ngjarjes, e reja dyshohet se ka qenë e vetme në shtëpi, pasi dera është hapur me forcë nga Forcat Zjarrfikëse, përcjell newsbomb.al.