Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Del foto e Imer Manahasës, e shkuara kriminale e familjes së tij, të vëllain shok të ngushtë me Talo Çelën

Shkruar nga Newsbomb
Del foto e Imer Manahasës, e shkuara kriminale e familjes së tij,
Fotomontazh/ Imer Manahasa

Të tjera detaje janë zbuluar lidhur me operacionin e finalizuar nga blutë e Elbasanit, ku vunë në pranga shtetasin Imer Manahasa si dhe gjetën dhe sekuestruan arsenal armësh.

Personi që shihni në foto është Imer Manahasa, 43-vjeçari i cili u arrestua nga Policia pasi rezulton të jetë anëtarë i një grupi kriminal dhe është i dyshuar për vepra të rënda penale.

Por, mbiemri Manahasa nuk është një emër i panjohur për efektivët. 43-vjeçari rezulton të jetë djali i Arbër Manahasës dhe vëllai i Seit Manahasës, të cilët më 28 korrik 2020 u arrestuan pasi në ambientet e biznesit të tyre, një servis makinash, u gjet arma me të cilin u ekzekutua Emiljano Ramazani.

Del foto e Imer Manahasës, e shkuara kriminale e familjes së tij,
Imer Manahasa

Në biznesin e tyre policia gjeti armën e vrasjes së Ramazanit, por babë e bir u lanë të lirë pasi policia zbuloi se armën në biznesin e tyre e kishte hedhur një person i paidentifikuar.

Seit Manahasa gjithashtu njihet edhe për miqësinë e tij me Talo Çelën.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese