Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Del EKSPERTIZA: Egli Proga u qëllua me grusht dhe vdiq nga hemorragjia në tru!

Shkruar nga Newsbomb
Del EKSPERTIZA: Egli Proga u qëllua me grusht dhe vdiq nga hemorragjia
FotoMontazh/ Viktima, Egli Proga

Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor të 42-vjeçarit nga Pogradeci, Egli Progës, i cili më 10 gusht të këtij viti u rrah brutalisht për vdekje në qendër të qytetit.

Burime për mediat bëjnë me dije se gjatë ekspertizës janë konstatuar dëmtime të mëdha në trupin e viktimës, kryesisht në ballë, në hundë, vesh, në faqe, në supin e matë të cilat janë shkaktuar me mjet të fortë mprehës, siç mund të jetë edhe goditja me grusht.

Sipas aktit të ekspertimit, shkaku i vdekjes së 42-vjeçarit është : “hemorragji në cipen e trurit dhe hemorragji e indit trunor”.

Gjithashtu ndër të tjera thuhet se në mostrën e gjakut të Egli Progës u zbulua prani e alkoolit etilin në vlerën mesatare 2.82 g/ L.

Lidhur me këtë ngjarje policia e Korçës ka arrestuar shtetasin Denis Meçe nën akuzën për vrasje me dashje. Mirëpo,  Prokuroria e Korçës, në seancën për caktimin e masës së sigurisë, lehtësoi akuzën për 29-vjeçarin, nga vrasje me dashje në vrasje nga pakujdesia, gjë e cila solli dhe revoltë të familjarët si dhe një “ping-pong” mes institucioneve të drejtësisë të cilët “pasonin” përgjegjësinë dhe fajin.

Ndërkohë, në dëshminë e dhënë para hetuesve 29-vjeçari tha se ai e ka qëlluar me shpullë Progën vetëm për ta qetësuar.

“Unë kam dashur t’i fus një shpullë ta qetësoja por, sa i jam afruar kam ngritur dorën ai është rrëzuar në tokë dhe nuk u ngrit më”, tha Meçe më herët, dëshmi e cila bie poshtë nga ekserptiza mjeko-ligjore e cila ka konstatuar se 42-vjeçari është dhunuar brutalisht.

Denis Meçe, si autori i dyshuari vrasjes së babait të dy fëmijëve, më herët orfroi përmes përmes avokatit të tij 10 milionë lekë të vjetra si garanci pasurore, që të mos qëndrojë pas hekurave deri në përfundim të hetimeve. Ai kërkoi falje, por sqaroi se nuk kishte  dashur ta vriste 42 vjeçarin.

Autori i dyshuar i krimit që ka tronditur opinionin publik, kërkoi ndjesë para togave të zeza tha se është i keqardhur për atë që ka ndodhur, por ai vetë nuk ka pasur për qëllim ta dëmtojë dhe aq më tepër ta vrasë të Eglin. Deklarohet në dosjen hetimore:

"Vetë shtetasi nën hetim Denis Meçe deklaroi se është dakord me sa parashtroi avokati. Ai kërkon ndjesë dhe është tepër i keqardhur për sa ka ndodhur, pas ai nuk ka pasur për qëllim ta dëmtojë dhe aq më tepër ta vrasë të ndjerin."

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese