Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit në zonat veriore të vendit, ka pasur prezencë të reshjet të dëborës.
Reshjet dëbore janë regjistruar në akset: Bogë-Theth, Pukë-Fushë-Arrëz-Qafë-Mali.
Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se mjetet borëpastruese janë në terren dhe po punojnë për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës.
Qarkullimi kryhet pa probleme në këtë akse, por u bëhet thirrje shoferëve që të qarkullojnë me goma dimërore, në zonat me reshje bore, të respektojnë sinjalistikën rrugore, si dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.
Po ashtu problem me qarkullimin e mjeteve ka edhe në Rrugën e Kombit. Mësohet se në këtë aks bora ka arritur trashësinë deri në 5 centimetra.
Moti i keq duket se i ka zënë të papërgatitur shoferët. Një makinë që nuk ishte pajisur me goma dimërore, shoferi i të cilës ka humbu kontrollin dhe është përplasur. Makina ka dalë nga rruga afër traut duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, fatmirësisht pa lëndime në njerëz.