Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dëbora “paralizon” juglindjen, as autobusët me pasagjerë s’do të mund të kalojnë në Greqi

Shkruar nga Newsbomb
Dëbora “paralizon” juglindjen, as autobusët me
Foto ilustruese/arkiv

Dëbora ka paralizuar juglindjen e vendit ku përveç problemeve në qarkullim e mjeteve ka sjellë dhe anulimin e lëvizjeve drejt Greqisë.

Policia shqiptare ka bërë të ditur se përveç bllokimit të mjeteve të tonazhit të rëndë, është njoftuar nga pala greke dhe për bllokimin e autobusave.

Autobusët si dhe mjetet e tonazhit të rëndë nuk do të mund të kalojnë nga Dogana e Kapshticës drejt tokës greke.

 “Në vijim të njoftimit të dhënë më parë, ku Policia Kufitare Greke, ka njoftuar Policinë Kufitare të Kapshticës për bllokimin e lëvizjes së kamionëve, ju informojmë se:

Përveç bllokimit të lëvizjes së mjeteve të tonazhit të rëndë (kamionë), do të ndalohet lëvizja deri në një njoftim të dytë dhe për autobusët”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese