Reshjet e dëborës janë rikthyer në qarkun e Korçës, duke zbardhur zonat malore mbi lartësinë 1200 metra.
Raportohet se dëbora ka filluar të bjerë në fshatrat Dardhë dhe Vithkuq, megjithëse intensiteti i saj është i ulët. Trashësia e dëborës në këto zona ka arritur deri në 5 centimetra.
Reshjet e lehta nuk kanë shkaktuar probleme deri më tani, duke e bërë peizazhin e zonës të duket magjepsës.
Sondazh
Poll