Moti i keq ka përfshirë disa fshatra dhe qytete të Shqipërisë gjatë këtyre ditëve, duke shkaktuar bllokimin e disa rrugëve dhe duke vështirësuar qarkullimin në disa zona.
Sipas raportimeve nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile, situata deri më tani paraqitet si vijon:
Sipas ARRSH, sa i përket akseve rrugore, të gjitha akset kombëtare janë kalueshëm, me përjashtim të disa rrugëve që lidhin njësitë administrative me fshatrat.
Në qarkun Kukës të gjitha rrugët janë bërë të kalueshme, përveç rrugës që lidh njësinë administrative Arrën me rrugën nacionale dhe rrugët e fshatrave Cahan, Xhebexhi, dhe Vlahen të bashkisë Has.
Në qarkun e Dibrës rruga e “Arbrit” është e pakalueshme në Qafë Murriz, pasi ka reshje bore të dendura. Ndërkohe, firmat kontraktore po punojnë për hapjen e këtij aksi.
Bashkia Dibër ka të bllokuar rrugën nga qendra administrative Lurë me aksin kryesor por po punohet për hapjen e kalimit nga Rrësheni. Gjithashtu edhe rrugët që lidhin fshatrat me njësitë administrative Selishtë.
Në bashkinë Bulqizë janë të bllokuara rrugë të brendshme të njësive administrative Ostren, Trebisht dhe pjesërisht në njësinë administrative Zerqan, Martanesh dhe Fushë-Bulqizë.
Në bashkinë Klos janë bllokuar rrugët e fshatrave me qendrat administrative Gurë dhe Xibër.
Në bashkinë Mat janë bllokuar vetëm 2 fshatra në njësinë administrative Komsi dhe aksi rrugor Vig Macukull.
Në qarkun Durrës aksi rrugor Cudhi-Qafështamë, tashmë është i kalueshëm pas punës me mjetet e bashkisë Krujë. Aktualisht po punohet në rrugën që lidh fshatin Bruz-Mal me aksin Cudhi-Qafështamë.
Qarkun Shkodër, në bashkinë Fushë-Arrëz po punohet për zhbllokimin e rrugëve që lidhin njësinë administrative Iballë me fshatrat e saj. Ndërsa segmenti Kir-Shosh vazhdon të jetë i bllokuar.
Qarku Lezhë, të gjithë akset rrugorë kombëtarë