Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Debate te TIMS-i, Rrumbullaku kërkon mbledhje me dyer të mbyllura: Dëshmia ime përben sekret hetimor, por vendos Komisioni

Shkruar nga Newsbomb
Debate te TIMS-i, Rrumbullaku kërkon mbledhje me dyer të mbyllura:
Komisioni/ Pamje nga mbledhja

Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ashtu si dhe ishte njoftuar më herët është paraqitur në Komisionin Hetimor për të dhënat e sistemit TIMS. Rrumbullaku ka kërkuar që dëshmia e tij të jepet me dyer të mbyllura, ndërkohë kreu i këtij komisioni, deputeti Ervin Salianji ka kërkuar që të pranishëm të jenë edhe gazetarët.

Më tej ka ndërhyrë nënkryetari Toni Gogu i cili i shprehu ngushëllime drejtorit Rrumbullaku për humbjen e së atit pak ditë më parë, teksa dhe e falënderoi që ka marrë pjesë në këtë mbledhje.

“I shpreh ngushëllime për hymbjen e njeriut të dashur, pavarësisht humbjes është paraqitur para këtij komisioni”, iu drejtua Gogu Rrumbullakut.

Ndër të tjera Gogu tha se : “Është e padenjë për republikën e Shqipërisë, për këtë Kuvend, që kjo sallë të kthehet në një shesh paligjshmërie”, teksa insiston që të votohet kërkesa e Rrumbullaku për ta zhvilluar mbledhjen me dyer të mbyllura. Mirëpo, deputeti demokrat me tone të ashpra u shpreh se është ai kreu i komisionit që vendos dhe se është i detyruar që të lexojë formularin e betimit, para se ta pyesë lidhur me mënyrën e zhvillimit të mbledhjes.

Ndërkohë, drejtori Rrumbullaku vijoi t’i qëndronte kërkesës së tij duke thënë se dëshiron që kjo seancë të zhvillohet me dyer të mbyllura, pasi dëshmia e tij ka sekrete hetimore. Ndër të tjera ai u shpreh se do ia lërë komisionit të vendosë, e nëse mbledhja do zhvillohej e hapur do deklaronte aq sa lejohet.

“Sa i përket deklaratës kërkesa jonë dhe deklarata mbështetet në ligjin e komisionit hetimor dhe qëndroj që dëshmia ime në raport me objektin e hetimit përbën sekret për arsye që unë do i shpjegoj pas vendimarrjes së Komisonit.

Nëse komisioni do vendosë që do të jetë e hapur unë do të përgjigjem vetëm për atë pjesë që mund të thuhet e hapur, nëse komisioni voton unimanisht që të zhvillohet e mbyllur atëhere do të jap detaje për çfarë bëhet fjalë objekti i hetimti që ka të bëjë me sistemin TIMS.

Ju kemi vënë në dispozicion materiale të detajuara të paklasifikuara sipas kërkesave të legjislacionit shqiptar, por ju e shikoni që unë jam me shumë dokumenta me vete në raport me dokumentat që duhet ti vë në dispozicion, por ligji mbi informacionin e klasifikuar sekret shtetëror përcakton edhe për dijeni të publikut 4 nivele të klasifikimit të informacionit sekret shtetëror.

Në të gjithë inf tjetër të kufizuar janë çështje policore të cilat njihen vetëm përdoruesit dhe kanë tagrin respektin jam i hapur tju jap shpjegime mbi sistemin tim çfarë përfshin parimisht në media, flitet parimisht sistemi tims, sistemi tims ka një sërë databazash të dhëna që vendosni ju të merrni inf e duhur. Unë nuk mudn të shkel tagrin në asnjë rast ccfarë është sistemi, cfarë shërben dhe kujt agjencisë ligjzbatuese i shërben”, tha drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese