
Ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është duke u zhvilluar seanca gjyqësore për çështjen e Gërdecit.
Seanca ka nisur me debate të forta midis avokatit të ish-ministrit, Fatmir Mediu, Ardian Visha dhe gjyqtares Irena Gjoka për marrjen në pyetje të ekpertit të caktuar për këtë çështje, i cili ka hartuar aktin ekonomiko-financiar.
Sipas avokatit të Mediut, eksperti i vendosur nuk është i licensuar për të bërë ekepertizën e rastit që po gjykohet.
Megjithatë atij i është tërhequr vërejtje nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila i ka kërkuar ekspertit që të mos i përgjigjet më pyetjeve të avokatit Visha, ndërsa shton se Visha po shkel kodin e etikës dhe e ka paralajmëruar se nëse do të flasë sërish do të përjashtohet nga seanca.
Kujtojmë se edhe më herët, GJKKO rrëzoi kërkesën e ish-ministrit Fatmir Mediu për riekspertim ekonomiko-financiar. Avokati i tij, Ardian Visha argumentoi se rrëzimi i kësaj kërkese është i padrejtë, pasi ekspertët e përzgjedhur nuk kanë licencë për të ushtruar këtë profesion si dhe 2 prej tyre ndodhen në kushtet e papajtueshmërisë pasi punojnë në Këshillin e Lartë Gjyqësor.
Debati i plotë brenda sallës së gjyqit:
Avokati Ardian Visha: Ne kemi një ndarje në pyetjet tona. Keni ndonjë titull akademik në profesionin qe keni?
Eksperti; Jo nuk kemi.
Visha: Çfarë akti keni, si jeni certifikuar?
Eksperti: Në vitin 2008 jam certifikuar.
Visha: Si jeni përzgjedhur si ekspert nga prokuroria në vitin 2008? Kush jua komunikoi qe jeni ekspert i çështjes?
Eksperti: Nuk jam ekspert i licensuar.
Visha: Kush ju njoftoi që do jeni ekspert për këtë çështje?
Irena Gjoka-ekspertit- Nuk do përgjigjesh.
Visha: Nuk më ndaloni dot për procedurën, për te pyetur se kush e përzgjodhi.
Debat mes Vishës dhe Arben Krajës: Ti mos bëj ngritje provokuese fare.
Visha: Jeni ekspert i licencuar?
Eksperti: Jo.
Irena Gjoka: I tërhiqet vëmendje Ardian Vishës, ka shkelur kodin e etikes.
Visha: Po prokurori?
Gjoka: Ulu, dhe njëherë fole do dalësh jashtë.
Visha: Me gjithë dashurën e madhe për ju dhe respektin, nuk ju lejoj. Të mos lejohet eksperti të japë përgjigjen, ju nuk ju lejohet. Nuk kam dëshirë te punoj kështu.
Visha: Mos lejoni të ndërhyrje prokuroria, nuk kemi ndërhyrë kurrë ne. Kush ju ka thënë qe do jeni ekspert në këtë çështje?