Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dalin rezultatet e analizave: Uji në Bulqizë është i konsumueshëm dhe pa ndotje bakterologjike

Shkruar nga Newsbomb
Dalin rezultatet e analizave: Uji në Bulqizë është i
Foto Ilustruese

Shërbimi i Epidemiologjisë ka deklaruar se pas analizimit të ujit në rrjetin e ujësjellësit që furnizon Bulqizën me ujë të pijshëm ka rezultuar se ai nuk ka prani të ndotjeve bakterologjike dhe është i konsumueshëm.

Sipas Shërbimit mostrat e analizës janë marrë nga 7 vende të ndryshme, për të përcaktuar saktësisht shkakun dhe për të shmangur marzhin e gabimit gjatë analizimit të tyre.

Dalin rezultatet e analizave: Uji në Bulqizë është i
Rezultati analizave

Kujtojmë se ditën e djeshme, rreth 90 qytetarë nga fshatra të ndryshëm të qytetit të Bulqizës u paraqitën në mjediset e spitalit me shenja të helmimit nga uji i kontaminuar.

Ndonëse dyshimet e para ishin se helmimi mund të ishte shkaktuar nga uji që vjen nga rrjeti, kjo hipotezë duket se është hedhur poshtë edhe nga rezultatet e analizave.

Newsbomb.al raportoi pak më parë ekskluzivisht, se shkak për helmimin e banorëve është bërë konsumimi i ujit në një nga restorantet e Bulqizës, ku shumë qytetarë ndaleshin gjatë rrugës së tyre drejt Tiranës apo vendeve të tjera, ose kthimit për në qytet, për të pushuar për pak momente nga udhëtimi i gjatë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese