Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Dalin pamjet e aksidentit fatal! E fejuara humbi jetën, 34-vjeçari në gjendje të rëndë tek Trauma, makina u përplas me kamionin (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Dalin pamjet e aksidentit fatal! E fejuara humbi jetën, 34-vjeçari
Makina e aksidentuar

Automjeti që shihni në foto, është makina e aksidentuar në aksin rrugor Përrenjas-Librazhd pak pas mesnatës rreth orës 00:10 minuta të ditës së sotme.

Makina “Benz” drejtohej nga 34-vjeçari Zef Sinani ndërsa pasagjere ishte e fejuara e tij. Ky automjet është përplasur në një kthesë në Pishkash me një kamion me targa të Maqedonisë së Veriut, përplasje që rezultoi fatale për të fejuarën e tij, 20-vjeçarja e identifikuar si Megi Xhetani.

Zef Sinani është në gjendje të rëndë ndërsa tashmë është transportuar për në Spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar. Fillimisht ai është dërguar në spitalin e Librazhdit e më pas në atë të Elbasanit.

Shaku kryesor për shkaktimin e këtij aksidenti, dyshohet të ketë qenë lëvizja me shpejtësi tej normave të lejuara. Për të hedhur më shumë dritë mbi këtë ngjarje, pritet një reagim zyrtar nga Policia.

Dalin pamjet e aksidentit fatal! E fejuara humbi jetën, 34-vjeçari

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese