Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

DALIN FOTOT/ Kokainë në këmbim të armëve, këta janë të arrestuarit në Shqipëri që bënin “pazar” në Kosovë

Shkruar nga Newsbomb
DALIN FOTOT/ Kokainë në këmbim të armëve, këta
Dotomontazh/ Tre prej te arrestuarve, ne mes Valter Osmani

Një operacion i zhvilluar nga autoritetet kosovare dhe atyre shqiptare, çoi në finalizimin e “zbërthimit” të grupit kriminal, të cilët merreshin me trafikimin e armëve.

Së fundmi kanë dalë dhe fotot e 6 prej të arrestuarve pjese e këtij grupit kriminal, në krye të së cilëve qëndronte Valter Osmani.

Ky i fundit u arrestua në Kosovë, por mësohet se është banues në Tiranë, kryesisht në zonën e Kombinatit. Osmani është dhe “koka” e këtij grupi kriminal, të cilët merreshin me tregtinë dhe trafikimin e armëve.

Në Shqipëri u arrestuan 6 persona, Euxhenio Manushi, 20-vjeç, Endri Papa, 34-vjeç, Aurel Manreka, 28 vjeç, Gersi Llozha, 22 vjeç, Kleu Mucalliu, 26-vjeç; dhe Tonin Shkami, 53-vjeç.

DALIN FOTOT/ Kokainë në këmbim të armëve, këta
Valter Osmani
DALIN FOTOT/ Kokainë në këmbim të armëve, këta
Kleos Mucalliu
DALIN FOTOT/ Kokainë në këmbim të armëve, këta
Gersi Llozhi
DALIN FOTOT/ Kokainë në këmbim të armëve, këta
Aurel Manreka
DALIN FOTOT/ Kokainë në këmbim të armëve, këta
Tonin Shambi
DALIN FOTOT/ Kokainë në këmbim të armëve, këta
Endri Papa
DALIN FOTOT/ Kokainë në këmbim të armëve, këta
Euxhenio Manushi

Më herët bëmë me dije se policia kishte kryer disa kontrolle të imtësishme në një banesë në Kombinat, e cila dyshohet të jetë pika kryesore e magazinimit të armëve të cilat vinin nga Kosova. Kjo është banesa ku qëndronte Valter Osmani, ndërsa në ambient u  sekuestuan disa armë, bëht fjalë për dhjetëra pistoleta “Zoran” që dyshohet se do të shkëmbeheshin ne ditët të vijim me kokainë.

Shpesh herë armët e zjarrit shkëmbeheshin jo vetëm me para, por edhe me kokainë. Këtu futet dhe roli i Euxhenjo Manushit, djalit të klarinistit Ad Sybardhi (Adriano Manushi), tashmë i arrestuar.

20-vjeçari interesohej për armë dhe në shkëmbim jepte kokainë. Gjatë hetimeve është provuar se në disa raste ai së bashku me persona të tjerë kanë shkuar drejt Kosovës me lëndë narkotike me vete dhe në kthim ata kanë sjellë armë zjarri.

Shkëmbimi i armëve me kokainë bëhej në bazë të llojit të armës, nga 25 deri në 30 gramë për pistoleta dhe më shumë për armët më të mëdha.

Ky rrjet kriminal furnizohej me armë kryesisht sportive të cilat vinin nga Turqia dhe modifikoheshin në Kosovë, Ferizaj. Policia e Kosovës ende nuk ka bërë të mundur lokalizimin e vendit ku kryej dhe modifikimi i armëve.

Më pas këto armë silleshin drejt Tiranës me autobusa të linjës ose me vetura ndërsa dërgesa kryheshin dhe në vende të tjera të Bashkimit Europian.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese