Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Dalin detaje të reja nga përgjimet “Sky ECC”, Aleksandër Sadikaj për 1 muaj trafikoi 295 kg marijuanë

Shkruar nga Newsbomb
Dalin detaje të reja nga përgjimet “Sky ECC”,
Ne foto: Aleksander Sadikaj

Prokuroria greke ka zbuluar detaje të reja nga dosja “Sky ECC”, e cila ka hedhur dritë mbi aktivitetet kriminale të Aleksandër Sadikajt, 27-vjeçarit që u vra në një atentat me eksploziv në Sauk në vitin 2022.

Sipas dokumenteve hetimore, nga 30 maj deri më 30 qershor 2020, Sadikaj ka trafikuar dy ngarkesa që arrinin në total 295 kilogramë marijuanë. Droga ishte e destinuar për Greqinë, ku pritej nga Viktorio Qytyku dhe Elson Hajredini. Nga tregtimi i këtyre ngarkesave, grupi dyshohet se ka përfituar rreth 450,000 euro.

Sadikaj ishte përdorues i njohur i platformave të enkriptuara “Sky ECC” dhe “Encrochat”, të cilat janë shpesh të përdorura nga rrjetet kriminale për të shmangur përgjimet. Prokuroria greke ka siguruar komunikimet e tij përmes këtyre platformave për periudhën mars 2020-mars 2021 (për “Sky ECC”) dhe mars-maj 2020 (për “Encrochat”).

Në dosjen hetimore thuhet gjithashtu se anëtarët e grupit, pasi mësuan për komprometimin e platformave “Sky ECC” dhe “Encrochat”, kanë nisur të përdorin aplikacione të tjera të enkriptuara, si “ChatMail”, “Cipher”, “Ciphr” dhe “CryptonX”, për të shmangur survejimin nga autoritetet.

Hetimet për rrjetin dhe aktivitetet kriminale të lidhura me Sadikajn vijojnë, ndërsa autoritetet greke po punojnë për të zbardhur plotësisht funksionimin e organizatës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese