Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Cllevio dedikim për Roan Brahimin që u vra në Athinë: Çunat janë trishtu, s’dihet sa do vrasin

Shkruar nga Newsbomb
Cllevio dedikim për Roan Brahimin që u vra në Athinë:
Roan Brahimi dhe Cllevio

Reperi i njohur Cllevio, ka reaguar për ngjarjen e rëndë që përgjaku Athinën një natë më parë, ku i vrarë mbeti 32-vjeçari shqiptar Roan Brahimi. E plagosur mbeti edhe bashkëshortja e tij, e cila ndodhej në një makinë me të.

Teksa nxjerr edhe shumë foto të papublikuara më parë, Cllevio në vargje tregon miqësinë e ngushtë që kishte me Roanin, por thotë se nuk mund t’i shkojë dot në varrim. Sipas reperit, 32-vjeçari e priste atentatin, prandaj ishte larguar nga Shqipëria. 

Cllevio dedikim për Roan Brahimin që u vra në Athinë:
Cllevio, Roan Brahimi dhe shokun e tyre

“S’doja ta besoja për vdekjen e Kingut. Fratelo pse ike, se vinim nga Marsi. Të humba ty, dorëzohem të zanaksi. Lotoj në heshtje, dhimbja do zgjasi. Çunat janë trishtu, s’dihet sa do vrasin. Ëndrrat e bukura nuk zgjasin me vite. Jetove Gango, 32 ditëlindje.

Të akuzojnë për vrasje apo grabitje. Intuitiv ishte, atentatin e prisje. Takim i fundit, kujtoj dhe përqafimin. Dubai Marina, te adresa ku rrinim. Trëndafia do të dërgoj, se nuk vij dot te varrimi. Love u Gango dhe ti e di kuptimin. Më mori malli, prezenca jote. E di që po buzëqesh nga terreni i asaj toke”, thotë Cllevio në vargjet e këngës.

Roan Brahimi ishte duke udhëtuar me një makinë luksoze Mercedes Benz A Class, nën shoqërinë e bashkëshortes së tij, Katerina Beqos, ku drejt tyre u qëllua me breshëri plumbash. Dy plumba kanë rezultuar fatale për Brahimin, një plumb që e kapi në kokë e një tjetër pak më poshtë.

Cllevio dedikim për Roan Brahimin që u vra në Athinë:
Roan Brahimi dhe Cllevio

32-vjeçari prej disa kohësh jetonte në Emiratet e Bashkuara dhe ishte kthyer në Greqi për të festuar Pashkët ortodokse me djalin e tij, 7-vjeçar dhe bashkëshorten. Autorët prej kohësh e ndiqnin Brahimin dhe kur janë informuar se ai ndodhej në Greqi kanë nisur planin për ta ekzekutuar.

Cllevio dedikim për Roan Brahimin që u vra në Athinë:
Bashkeshortja e viktimes

Sipas medias greke autorët kanë pritur momentin e duhur për të vrarë 32-vjeçarin pasi nuk kanë dashur që të rrezikojnë djalin e tij. Sapo 7-vjeçari ka dalë nga makina dhe i është abshkuar fëmijëve në park për të luajtur, autorët kanë qëlluar me breshëri plumbash drejt makinës ku ndodhej viktima.

Cllevio dedikim për Roan Brahimin që u vra në Athinë:
Makina ku u ekzekutua viktima

Siç shihet dhe në foton mëposhtme Roan Brahimi humbi jetën në automjetin e tij, ndërkohë partnerja fatmirësisht i shpëtoi plumbave. Si duket shënjestra e autorëve ka qenë e qartë.

Kush ishte Roan Brahimi? 

Roan Brahimi është një emër i njohur për Policinë Shqiptare dhe dyshohet se është i përfshirë në disa ngjarje të rënda kriminale që kanë prekur njerëzit e afërt të biznesmenit të basteve Ervis Martinaj, i cili edhe vetë rezulton i zhdukur pa gjurmë.

Së pari, ai ka qenë i dyshuar për atentatin e ndodhur në mbikalimin e Milotit ku mbeti i vdekur kushëriri i parë i Ervis Martinaj, Brilant Martinaj dhe dy shokët e tij. Policia e Shtetit e kërkoi për ta marrë në pyetje, por ai rezultoi se nuk ndodhej në Shqipëri.

Cllevio dedikim për Roan Brahimin që u vra në Athinë:
Roan Brahimi dhe Cllevio

Po ashtu, ky 32 vjeçar është kërkuar të pyetet dhe për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Milot pas kohë pas vrasjes së Brilant Martinaj. Krahu i djathtë i Ervis Martinaj u qëllua me breshëri arme pranë shtëpisë dhe për pasojë mbeti i plagosur rëndë, kurse shoku i tij Klisman Preçi ndërroi jetë.

Në të dy rastet, Roan Brahimi nuk u arrit të ndalohej dhe të pyetjet. Familja mohoi që ai të ishte i përfshirë në këto ngjarje sepse ndodhej jashtë shtetit.

 

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese