Pasi ish-deputeti demokrat Belind Këlliçi postoi me foto një prej “civilëve” të përfshirë në protestën e zhvilluar ditën e djeshme para ambienteve të Bashkisë së Tiranës, gazetari Telnis Skuqi ka bërë me dije të tjera detaje.
Përmes një postimi në “Facebook”, gazetari thotë se Ervin Zela, i cili u inflirtua dje në protestë rezulton të jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata italiane me 12 vite burg për vrasjen e një biznesmeni.
"Gjykata e Lartë konfirmon dënimet me 16 dhe 12 vjet për O.G dhe Ervin Zelën, të akuzuar për bashkëpunim në vrasjen e Roberto Sirit. Dënimi erdhi pak ditë pas përvjetorit të vrasjes së biznesmenit me datën 2 shkurtit 2008 kur humbi jetën 37-vjeçari nga Cengio”, thuhet në artikullin e medias italiane.
Skuqi thotë më tej se Zela është rekrutuar qëllimisht nga kryebashkiaku Erion Veliaj, për të terrorizuar dhe ndikuar mbi protestuesit e thjeshtë të cilët kërkojnë që paratë të kthehen në të mirën publike.
“Në një shoqëri demokratike, roli i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është të përfaqësojë dhe të mbrojë interesat dhe integritetin e qytetarëve të tij.
Ervin Zela, i dënuar me formë të prerë nga gjykatat italiane me 12 vite burg për vrasjen e një biznesmeni, është rekrutuar qëllimisht nga kryebashkiaku i Tiranës për të terrorizuar dhe ndikuar mbi protestuesit që thjeshtë kërkojnë që paratë e vjedhura të kthehen në të mirën publike.
Kjo sjellje e papranueshme e kryebashkiakut në Tiranë nuk duhet të shpëtojë pa pasur pasoja të rënda Përveç ndotjes së imazhit të qytetit dhe institucioneve lokale, kjo gjest tregon një mungesë të theksuar të respektit për ligjin dhe të drejtësisë.
Kryebashkiaku duhet të përballet me përgjegjësi për veprimet e tij dhe të paguajë për shkeljen e ligjit”, shkruan gazetari.