Hapësire reklamuese

Aktualitet

Burri e divorcoi se nuk kryente marrëdhënie s*eksuale me të, Gjykata Europiane e hedh poshtë vendimin: Janë shkelur të drejtat e njeriut

Shkruar nga Newsbomb
Burri e divorcoi se nuk kryente marrëdhënie s*eksuale me të,
Foto ilustruese

Nëse një grua e martuar, nuk do të kryejë marrëdhënie seksuale me bashkëshortin e saj, nuk mund të jetë shkak për divorc nga ky i fundit ose e të dyve.

Vendimi i 23 janarit i Gjykatës Europiane për të drejtat e njeriut, duket se do të hapë një debat të gjerë mes juristësh edhe në Shqipëri, nëse moskryerja e marrdhënieve seksuale mund të jetë një shkak për divorc, ndërkohë që Kodi i familjes në Shqipëri përmban si shkak divorci moskonsumimin e martesës.

Gjykatës Europiane i janë dashur disa vite për të nxjerrë një konkluzion të tillë, duke prevaluar e drejta e gruas, sipas të drejtave të njeriut.

Një shtetase franceze H.Ë që ka lindur në 1955 dhe jeton në Le Chesnay dhe shtetasi J.C u martuan në 1984. Në 17 prill 2012 ata shkuan drejt divorcit dhe gjykata franceze sipas asaj që shkruhet në vendimin e gjykatës europiane e kishte fajësuar gruan në këtë rast me arsyetimin se ajo kishte pushuar së kryeri marrëdhënie seksuale me burrin e saj.

Aplikantja nuk u ankua për divorcin në vetvete, të cilin e kërkonte, por për rrethanat sesi u justifikua ai. Gjykata vlerësoi se koncepti i “detyrave martesore” nuk ka marrë në konsideratë konsensusin për marrëdhëniet seksuale. Dështimi për të përmbushur detyrat martesore sipas kodit civil mund të justifikojë dhënien e një divorci.

Gjykata evropiane doli në konkluzionin se vendimi i gjykatës franceze për dhënien e divorcit në principin e detyrave martesore dhe faktit që divorci është dhënë bazuar nga mungesa e marrëdhënieve seksuale interferon me të drejtën e saj për të respektuar jetën private, lirinë e saj seksuale dhe të drejtën e saj për autonominë e përdorjes së trupit të saj.

Gjykata evropiane vlerëson se ka një dhunim të nenit 8 të Konventes për të drejtat e njeriut.

Burri e divorcoi se nuk kryente marrëdhënie s*eksuale me të,

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese