Një situatë e paprecedëntë është shënuar në qytetin e Shkodrës, ku policia ka vënë nën hetim një 26 vjeçare, pasi bashkëshorti e ka denoncuar pasi ka keqpërdorur rrjetin e tij social “Messenger”.
“Seksioni për Hetimin e Krimeve Kibernetike referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen M. P., 26 vjeçe, banuese në fshatin Lëpushë, pasi ka kallëzuar bashkëshorti i saj, shtetasi V. D., se 26-vjeçarja ka ndërhyrë dhe ka keqpërdorur rrjetin e tij social “Messenger”, njoftuan uniformat blu.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Sondazh
Poll