Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Bungo tha se procesi ishte jo i ligjshëm, Keko e kundërshton: Doje të hapje garën pa votim, dëshiron të bëhet si doni ju

Shkruar nga Newsbomb
Bungo tha se procesi ishte jo i ligjshëm, Keko e kundërshton: Doje
Leka Bungo dhe Ilir Keko

Seanca dëgjimore në Komisionin për Median është shoqëruar dhe me përplasje mes anëtarëve të Këshillit Drejtues.

Ka qenë kryetari i Këshillit Drejtues, Leka Bungo i cili është përplasur me anëtarin Ilir Keko, lidhur me procedurën e ndjekur për zgjedhjen e drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar.

Bungo tha se ky proces ishte kundra ligjit dhe mungesa e transparencës ka zënë vend në RTSH, ndërkohë Keko u shpreh se gjithçka ka qenë komfort me ligjin dhe se për kreun e Këshillit Drejtues sipas tij do të jetë jo e ligjshme për sa kohë nuk bëhet ashtu si dhe do ai.

Ndër të tjera ai tha se ka qenë Bungo ai i cili ka tentuar që të hapë garën pa votim.

 “Ne kemi kërkuar që në muajin shtator, që kur iku Alfred Peza, për hapjen e procesit. Kryetari nuk ka pranuar për hapjen e procesit. ‘Atë e di unë’- ka thënë. Duke vënë vetë.

Në dhjetor, pas presionit tuaj (komisionit të medias) u kërkua të hapej. Dhe e dini ju sesi është kërkuar të hapet? Duke filluar mbledhjen kryetari në datën 2 dhjetor dhe duke thënë; deklaroj të hapur garën për drejtorin e përgjithshëm.

Pa votim, sepse nuk e donte votimin. Për këtë është bërë sherri në atë mbledhje dhe u votua, sepse nuk ka sesi të dilet me një vendim pa u votuar. Në mbledhjen tjetër u bë po e njëjta situatë dhe po të njëjtën gjë kërkonte kryetari që në fillim. Kryetari është për të hapur dhe mbyllur mbledhjet, nuk është për të mbajtur një orientim të mbledhjes. Ne nuk jemi firmëtarë nga mbrapa”, tha ai.

Pjesë nga diskutimi:

Keko: Në parim për procesin, unë e di që jam në rregull. Nuk mund të pranoj që procesi, që kur ka filluar, është në kundërshtim me ligjin. Dhe as nuk diskutohet fare.

Bungo: Po ligjin ti e njeh, që duhet të ketë minimalisht 5 vjet në media. Është e ligjshme vota jote për Aurora Polon.

Keko: Lexojeni ligjin siç është i saktë dhe mos e interpretoni ligjin si doni ju. Po të jetë për procesin, ne kemi kërkuar që në muajin shtator, që kur iku Alfred Peza, për hapjen e procesit. Kryetari nuk ka pranuar për hapjen e procesit. ‘Atë e di unë’- ka thënë. Duke vënë vetë.

Në dhjetor, pas presionit tuaj (komisionit të medias) u kërkua të hapej. Dhe e dini ju sesi është kërkuar të hapet? Duke filluar mbledhjen kryetari në datën 2 dhjetor dhe duke thënë; deklaroj të hapur garën për drejtorin e përgjithshëm. Pa votim, sepse nuk e donte votimin. Për këtë është bërë sherri në atë mbledhje dhe u votua, sepse nuk ka sesi të dilet me një vendim pa u votuar. Në mbledhjen tjetër u bë po e njëjta situatë dhe po të njëjtën gjë kërkonte kryetari që në fillim. Kryetari është për të hapur dhe mbyllur mbledhjet, nuk është për të mbajtur një orientim të mbledhjes. Ne nuk jemi firmëtarë nga mbrapa.

Në dhjetor kemi mbajtur një qëndrim duke thënë se nuk ka kohë fizike për ta zgjidhur drejtorin e përgjithshëm sepse përpara kemi festivalin, programin e vitit të ri. Dhe që të zgjidhet drejtori duhet 4 ose 5 seanca mbledhjesh.

Për mua procesi është i ligjshëm në gjykimin tim. Por jam i bindur se për kryetarin procesi do të vazhdojë të jetë i paligjshëm përsa kohë nuk rezulton ashtu si do ai.

Bungo: Si nuk ka paligjshmëri? Aurora Polo nuk ka asnjë lidhje me kriteret, fare, fare. Pavarësisht se edhe shpallja e garës që e zgjati kryetarin, për mua janë humor.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese