
Deri në 50 mijë është numri i shqiptarëve të Diasporës të cilët janë regjistruar deri më tani në platformën online të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për pjesëmarrjen në votimet që do të zhvillohen më 11 maj.
Ndërsa KQZ në Shqipëri vijon nxitjen e të gjithë shtetasve shqiptarë që duan të votojnë nga jashtë dhe të regjistrohen sa më parë për të marr pjesë në Zgjedhjet për Kuvendin , duke shpjeguar hapat si mund të marrin pjesë.
Njoftimi i plotë i KQZ:
“Vizitoni diaspora.kqz.gov.al dhe mos e humbni këtë mundësi unike për të shkruar historinë bashkë. Shkarkoni aplikacionin mobile KQZ për Android dhe IOS, ose vizitoni www.kqz.gov.al (rubrika Votues nga Jashtë) për të marrë të gjitha informacionet se si mund të votoni nga jashtë territorit të Shqipërisë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë 2025.”
Rikujtojmë që Kryeministri i Shqipërisë thekson se muaj mars është afati i fundit i procesit të regjistrimit për emigrantët për të ushtruar të drejtën e tyre për të votuar.