Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Bulevardi, Rruga e Elbasanit dhe te Garda, Tirana sot në shtetrrethim për ndeshjen e Kombëtares me Çekinë

Shkruar nga Newsbomb
Bulevardi, Rruga e Elbasanit dhe te Garda, Tirana sot në shtetrrethim
Nje pike e kontrollit te tifozeve, perpara hyrjes ne stadium

Policia e Shtetit ka hartuar plane të posaçme dhe të detajuara masash, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas zhvillimit të 2 ndeshjeve ndërkombëtare të futbollit, në stadiumin “Air Albania”.

Bëhet fjalë për ndeshjet mes ekipeve Shqipëri dhe Çeki më datë 16.11.2024 dhe Shqipëri dhe Ukrainë më datë 19.11.2024.

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, si dhe për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve në qytetin e Tiranës, gjatë datës 16 nëntor 2024, nga ora 15:00, deri në përfundim të ndeshjes, nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me bashkinë e Tiranës, do të aplikohen kufizime të qarkullimit të mjeteve në disa akse rrugore në afërsi të stadiumit. Rrugët që do të jenë të bllokuara:

- Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, 20 m mbi urën e Dajtit;

- Rruga “Papa Gjon Pali II”;

- Rruga “Dervish Hima”, pranë Ambasadës së SHBA-së;

- Rruga “Asim Zeneli”, pranë Ambasadës së SHBA-së;

- Rruga “Themistokli Gërmenji”;

- Rruga “Ismail Qemali”, kryqëzimi i Liceut;

- Rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”;

- Rruga “Jul Variboba”, pranë postës;

- Rruga “ Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës;

- Rruga “Avdyl Frashëri”, pranë kryqëzimit të Librit Universitar.

Në zbatim të planit të masave, punonjësit e Policisë së Shtetit do të ushtrojnë kontroll të imtësishëm ndaj tifozëve, para futjes në stadium, me qëllim parandalimin e futjes në stadium, të banderolave me përmbajtje raciste, të fishekzjarrëve, flakadanëve, lëndëve piroteknike, monedhave metalike, çadrave, çakmakëve, karikuesve të celularëve, mjeteve/produkteve për përdorim kozmetik dhe sendeve të tjera të forta, të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e pjesëmarrësve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese