
Automjeti ku ndodhej shqiptari
Një shqiptar i Kosovës është plagosur në Zvicër pasi nga një automjet tip BMW u qëllua me breshëri kallashnikovi drejt automjetit tip "SKODA".
I plagosur mbeti një 31-vjeçar ndërsa në automjetin tip "SKODA" ndodhej dhe një person tjetër ende i paidentifikuar.
Shqiptari i plagosur u dërgua menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore ndërsa policia rrethoi menjëherë zonën.
Sipas raportimeve, janë identifikuar dy persona si autorë të dyshuar, një zviceran 24-vjeçar dhe një shqiptar nga Kosova.
Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta ndërsa policia ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë.
Sondazh
Poll