Hapësire reklamuese

Aktualitet

Brenda dy javesh kreu disa vjedhje, arrestohet 34-vjeçari në Lushnjë

Shkruar nga Newsbomb
Brenda dy javesh kreu disa vjedhje, arrestohet 34-vjeçari në
Arrestimi i 34-vjeçarit në Lushnjë

Ka rënë në prangat e policisë së Lushnjës një 34-vjeçar i cili brenda 2 javësh kishte kryer disa vjedhje të ndryshme në fshatin Pluk. 34-vjeçari i dënuar edhe më herët për këtë veprimtari u arrestua pas kallëzimeve të bëra nga disa banorë ku kishte vjedhur.

Ai ka vjedhur 1 motomjet, shuma parash, produkte ushqimore dhe celularë, në disa banesa dhe dyqane, në fshatin Pluk.

Njoftimi i policisë:

Kreu disa vjedhje, gjatë 2 javëve të fundit, në fshatin Pluk, kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në vijim të punës për dokumentimin e rasteve të vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar dhe në kallëzimet e disa qytetarëve, për vjedhje të kryera ditët e fundit, kanë vënë në pranga shtetasin M. G., 34 vjeç.

Nga veprimet hetimore dyshohet se gjatë 2 javëve të fundit, ky shtetas ka vjedhur 1 motomjet, shuma parash, produkte ushqimore dhe celularë, në disa banesa dhe dyqane, në fshatin Pluk.
Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer 34-vjeçari, i cili është dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese