Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Braktisi makinën me 18 sirianë, arrestohet 21-vjeçari në Shkodër

Shkruar nga Newsbomb
Braktisi makinën me 18 sirianë, arrestohet 21-vjeçari në
Pamje nga arrestimi

Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës pasi muaj më parë braktisi automjetin e tij me 18 shtetas sirianë.

Blutë bëjnë me dije se pas 10 muajsh është bërë i mundur arrestimi i të riut i cili braktisi automjetin me emigrantë në aksin rrugor “Tuneli-Morinë”.

Arrestimi i të riut është bërë në bazë të informacioneve të mbledhura, ndërsa është lokalizuar dhe kapur në qytetin veriut, Shkodër.

“21-vjeçari, me masë sigurie “Arrest në burg”, caktuar nga Gjykata e Kukësit, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, u shpall në kërkim në muajin mars të vitit 2023, në kuadër të operacionit “Kalimashi”, sepse braktisi automjetin me të cilin u konstatua duke transportuar në aksin rrugor “Tuneli-Morinë”, 18 emigrantë nga Siria, të cilët synonin të kalonin ilegalisht, kufijtë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed