Një ngjarje e rëndë është shënuar në Mirditë, ku në një makinë është vendosur lëndë shpërthyese e për pasojë ka mbetur i plagosur një person.
Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Malaj, në oborrin e banesës së shtetasit Ledovik Syziu. Në momentin që ky shtetas ka ndezur automjetin, në pjesën e pasme të automjetit ka ndodhur një shpërthim.
Për pasojë shtetasi Ledovik Syziu, është dëmtuar dhe po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Mirditës jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Nga veprimet e para dyshohet se ka shpërthyer lëndë artizanale.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 08:05, Salla operative e Komisariatit të Policisë Mirditë është njoftuar se në fshatin Malaj, në oborrin e banesës së shtetasit L.S, në momentin që ky shtetas ka ndezur automjetin, në pjesën e pasme të automjetit ka ndodhur një shpërthim.
Për pasojë shtetasi L.S, është dëmtuar dhe po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Mirditës jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Nga veprimet e para dyshohet se ka shpërthyer lëndë artizanale.
Nën drejtimin e Prokurorisë Grupi hetimor po vijon intensivisht punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për sigurimin e provave me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të rastit.