Shtatë persona janë proceduar penalisht gjatë ditës së sotme pas tubimit të zhvilluar ditën e djeshme nga Aleanca e Teatrit përpara Bashkisë së Tiranës.
Policia e Shtetit ka arsyetuar se procedimi kundër këtyre 7 shtetase ka nisur pasi këta persona kanë bllokuar rrugën dhe kanë penguar rrjedhimisht qarkullimin e lirë të automjeteve dhe atë të transportit publik si dhe ato të emergjencës, duke vendosur një automjet në mes të rrugës.
Personat e proceduar janë: A.L, 24 vjeç, E.V, 33 vjeç, B.K, 38 vjeç, A.K,53 vjeç, K.B, 36 vjeç, E.E, 35 vjeç dhe G.S, 56 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, në vijim të veprimeve hetimore e procedurale të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit:
A.L, 24 vjeç, E.V, 33 vjeç, B.K, 38 vjeç, A.K,53 vjeç, K.B, 36 vjeç, E.E, 35 vjeç dhe G.S, 56 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.
Procedimi penal në ngarkim të këtyre shtetasve filloi pasi, më datë 10.01.2025, rreth orës 11:00 gjatë tubimit të zhvilluar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, para Bashkisë Tiranë, kanë bllokuar rrugën dhe penguar qarkullimin e mjeteve përfshirë dhe ato të transportit publik dhe emergjencës duke vendosur një automjet në mes të rrugës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.