Hapësire reklamuese

Aktualitet

Bllokimi i turistëve kroatë në Jezercë, Balla jep lajmin e mirë: 7 alpinistët janë shpëtuar

Shkruar nga Newsbomb
Bllokimi i turistëve kroatë në Jezercë, Balla jep lajmin e
Pamje nga kerkim shpetimi i turisteve

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur këtë të shtunë ku fatkeqësisht një alpiniste humbi jetën në Majën e Jezercës ndërsa 7 të tjerë mbetën të bllokuar.

Përmes një postimi në “Facebook”, ministri Balla bën me dije se pas orësh kërkimesh Policia e Shtetit në bashkëpunim me Forcat e Armatosura dhe Repartin e Kërkim Shpëtimit të Republikës së Kosovës kanë bërë të mundur shpëtimin e 7 alpinistëve të tjerë.

Balla bën me dije se 5 nga alpinistët kroatë po kthehen tek mjetet e tyre në territorin e Malit të Zi, ndërsa dy turistët e tjerë u transportuan me helikopter në qytetin e Bajram Currit.

“Prej disa orësh, Policia e Shtetit në bashkëpunim me Shërbimin e Urgjencës, Forcat e Armatosura???? dhe Repartin e Kërkim-Shpëtim të Republikës së Kosovës u përfshinë në një operacion të vështirë në malin e Jezercës, për t'i dhënë ndihmë një grupi aplinistësh që kishin hyrë nga territori i Malit të Zi dhe kishin mbetur të bllokuar në majën e Jezercës. Gjatë operacionit të kërkim-shpëtimit është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë i një shtetasje, e cila kishte humbur jetën si pasojë e rrëshqitjes në një zonë të thepisur dhe me borë. Pesë nga alpinistët kroatë të asistuar nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës, po kthehen tek e mjetet e tyre, në territorin e Malit të Zi. Dy turistë të tjerë u transportuan me ndihmën e helikopterit në qytetin e Bajram-Currit”, shkruan ministri Balla.

Ngjitja në Majën e Jezercës rezultoi të ishte fatale për alpinisten kroate 43-vjeçre e cila rrëshkiti nga lartësia lartësia për shkak të terrenit të thepisur malor dhe fatkeqësisht ndërroi jetë.

Salla Operative e Komisariatit të Policisë Tropojë mori njoftimin nga një grup aplinistësh kroatë, të cilët ishin ngjitur nga territori i Malit të Zi, për të mbërritur në vendin e quajtur "Maja e Jezerces".

Menjëherë ata u funë në kërkim dhe pas disa orësh arritën të lokalizojnë turistët. Por, fatkeqësisht 43-vjeçarja kishte ndërruar jetë. Ekipet e kërkim-shpëtimit bënë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë dhe transportimin me helikopter drejt morgut.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese