
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë vendimin për babain e kandidates së PSD Limonera Bozha, Pandeli Bozha.
Sipas GJKKO ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpiak”, i cili është arrestuar pak ditë më parë gjatë zgjedhjeve të 11 majit, pasi u përfshi në blerje votash në qytetin e Fierit, me qëllim favorizimin e vajzës së tij, Limonera Bozha, e cila kandidoi në zgjedhjet e 11 majit për Partinë Socialdemokrate.
Ndërkohë gjatë daljes së saj nga GJKKO, Limonera Bozha është shprehur se nuk kanë kurrë të përfshirë në gjëra të tilla.
“Nuk jemi përfshirë kurrë në gjëra të tilla, drejtësia do ta provojë", shprehu ajo.
GJKKO ka vendosur arrestin shtëpiak për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore dhe moshës së tij.
Ndërkohë, sipas prokurorisë Bozha mësohet se ka përdorur kontakte personale dhe mjete financiare duke ndikuar kështu të njerëzit për të votuar.
Pandeli Bozha, babai i kandidates së PSD në Fier, Limonera Bozha, është ndaluar me urdhër të SPAK në 8 maj, nën dyshimin për korrupsion aktiv në zgjedhje.
Pandeli Bozha akuzohet për ndërhyrje dhe manipulim në procesin zgjedhor. Pandeli Bozha njihet ndryshe edhe me emrin Agim Brahimllari.