Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Biznesmeni në Himarë u gjet i plagosur në rrugë, Policia jep detaje

Shkruar nga Newsbomb
Biznesmeni në Himarë u gjet i plagosur në rrugë, Policia jep
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Vlorës ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmje ne djeshme në Himarë ku u raportua se biznesmeni Nikollaq Bollano është dhunuar barbarisht.

Përmes një reagimi zyrtar blutë e qyteti bregdetar kanë hedhur poshtë këto lajme duke sqaruar se rreth orës 23:00, në lagjen “Spille” në Himarë 51-vjeçari dyshohet se nën efektin e alkoolit ka rënë aksidentakisht nga kati i dytë i banesës së tij.

Si pasojë Bollano ka mbetur i plagosur dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 02.06.2024, rreth orës 23:00, në lagjen “Spille”, Himarë, shtetasi N. B., 51 vjeç, dyshohet se në efektin e alkoolit, ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i banesës së tij. 51-vjeçari aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve”, njofton Policia.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese