
Foto ilustruese
Shtatë viktima në dy ditë. Ky është bilanci i zi nga aksidentet rrugore. Një 51-vjeçar ndërroi jetë këtë mëngjes në Kukës.
Viktimë e aksidentit mbeti Sadik Murtafi, i cili lëvizte me një triçikël kur u përplas nga një mjet që e drejtonte një 20-vjeçar, i arrestuar menjëherë pas ngjarjes.
Ndërkohë 6 viktima u regjistruan vetëm gjatë së enjtes. Katër të rinj humbën jetën mëngjesin e djeshëm në Fushë-Prezë, ndërsa një mësuese 59-vjeçare në gjimnaz u përplas për vdekje në Bulqizë.
Ndërsa një 4-vjeçar humbi jetën mbërmjen e kaluar pasi u përplas nga një furgon teksa kalonte rrugën në aksin Burrel-Klos.
Sondazh
Poll