Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore


Aktualitet

BILANCI tragjik nga aksidentet rrugore, 52 viktima në tre muajt e parë të vitit 2025

Shkruar nga Newsbomb
BILANCI tragjik nga aksidentet rrugore, 52 viktima në tre muajt e parë
Foto ilustruese

52 viktima janë shënuar nga aksidentet rrugore në Shqipëri gjatë tremujorit të parë të vitit 2025. Këto janë shifrat e publikuara nga INSTAT. Gjatë periudhës Janar-Mars 2025 janë shënuar 301 aksidente rrugore, një rënie prej 20.2% krahasuar me vitin 2024, ku u shënuan 377 ngjarje rrugore.

88 aksidente rrugore janë shënuar vetëm gjatë muajit Mars 2025 me një total prej 128 personash të aksidentuar, përfshirë viktima dhe të plagosur.

85.2% e aksidenteve janë shkaktuar si pasojë e sjelljes së drejtuesve të mjeteve, ndërsa grupmosha më e përfshirë është ajo 35-44 vjeç, me 29.5% të rasteve.

Aksidentet ndodhin më shpesh ditën e hënë 20.5%, ndërsa dita me më pak aksidente është e enjtja 10.2%.

Vetëm muajin e kaluar janë regjistruar 17 meshkuj të vdekur dhe 3 femra, ndërsa në të plagosur përfshihen 79 meshkuj dhe 29 femra.

Nëse krahasojmë shifrat me një vit më parë, numri i aksidenteve rrugore ka rënë ndërsa numri i viktimave është rritur.

Një vit më parë, në periudhën Janar-Mars 2024 u shënuan 34 viktima ndërsa Janar-Mars 2025 u shënuan 52 të vdekur.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese