Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Big Brother” në qytetet e Shqipërisë, 20 vendet që do monitorohen 24 orë me kamera

Shkruar nga Newsbomb
“Big Brother” në qytetet e Shqipërisë, 20 vendet
FotoMontazh

Në disa qytete të vendit do të vendoset një sistem kamerash inteligjente me qëllim rritjen e sigurisë në komunitet.

Kamerat në fjalë do të kenë për qëllim mbrojtjen e jetës, të pronës private si dhe monitorimin e trafikut rrugor.

Tv Klan” ka bërë me dije edhe emrat e 20 qyteteve që do të pajisen me sistemin e kamerave inteligjente. Po ashtu raportohet se kamerat kanë një revolucion të lartë pasi funksionojnë me audio dhe pamje shumë të qarta. Pikërisht nga ato pamje do mund të identifikohen personat e dyshuar që lëvizin në këmbë apo me automjet.

Lista ku do vendoset kamera:

Tiranë

Durrës

Kamëz

Kavajë

Krujë

Laç

Lezhë

Rrëshen

Shkodër

Elbasan

Pogradec

Korçë

Lushnje

Fier

Berat

Vlorë

Sarandë

Gjirokastër

Peshkopi

Kukës

Një nga kriteret që janë zgjedhur këto zona për kamerat, ka qenë edhe bazuar në nivelin e kriminalitetit.

Projekti për monitorimin me kamera inteligjente të 20 qyteteve do të kushtojë në total 60 milionë Euro, ku një pjesë e konsiderueshme e vlerës do të mundësohet nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese