Hapësire reklamuese

Aktualitet

Bien në kontakt me energjinë elektrike, lëndohen pronari i hotelit dhe 2 punonjësit në Dhërmi

Shkruar nga Newsbomb

Bien në kontakt me energjinë elektrike, lëndohen pronari i

Pronari dhe dy punonjësit e një hoteli në Dhërmi, kanë rënë aksidentalisht në kontakt me energjinë elektrike, teksa po punonin me ndriçimin e jashtëm të hotelit.

Për pasojë tre shtetasit: A.M., E.H. dhe K.N., janë lënduar dhe transportuar në spital për ndihmë mjekësore, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

'Rreth orës 17:25, në Dhërmi, shtetasit A. M, E. H, dhe K. N, (pronari dhe 2 punonjës të një hoteli), dyshohet se duke punuar me ndriçimin e jashtëm të hotelit, aksidentalisht kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë janë dëmtuar. Të tre shtetasit janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.', thuhet në njoftimin e policisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese