
Zjarri ka përfshirë një banesë private në rrugën “Myzafer Spaho” në Tiranë. Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se rreth orës 20:00, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën private të shtetasit me ininciale R.K, rreth 75-vjeç, i cili jetonte i vetëm.
Fatkeqësisht si pasojë e zjarrit 75-vjeçari ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprake
Më datë 19.01.2025, rreth orës 20:00, në rrugën “Myzafer Spaho”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën private të shtetasit R.K, rreth 75 vjeç, i cili jetonte i vetëm në banesë.
Si pasojë e zjarrit 75-vjeçari ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.