
Foto ilsutruese
Një banesë në fshatin Gajush, në Lezhë, një banesë është përfshirë nga flakët. Burime për Top Channel bëjnë me dije se zjarri ka rënë në banesë ne shtetasit Pjetër Gjonajt dhe në momentin e ngjarjes në shtëpi ndodheshin çifti i bashkëshortëve dhe një fëmijë.
Si pasojë e flakëve janë regjistruar dëme të konsiderueshme materiale, ndërkohë që çifti i bashkëshortëve dhe fëmija kanë shfaqur probleme shëndetësore dhe janë dërguar në spitalin e qytetit të Lezhës.
Zjarrfikësit kanë ndërhyrë në kohë për të lokalizuar dhe shuar flakët, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit. Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e ngjarjes.
Sondazh
Poll