Hapësire reklamuese

Aktualitet

Bie në grackë i "forti" i Niklës, shoqërohet në policinë e Dubait Durim Bami dhe i vëllai

Shkruar nga Newsbomb
Bie në grackë i "forti" i Niklës, shoqërohet
Vellezerit Durim dhe Valter Bami

Vëllezërit Durim dhe Valter Bami raportohet se janë ndaluar ne Dubai pas njoftimit nga ana e Policisë së Shtetit se fshiheshin në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Durim Bamin, një personazh i njohur i krmit në Shqipëri, i shumëkërkuar nga policia shqiptare dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar me vendim të SPAK në kuadër të mega-operacionit “Revanshi” është shoqëruar sëbashku me vëllain Valter Bami, si dhe mësohet se janë shoqëruar edhe disa persona të tjetë.

Ndërsa pritet që lajmi të konfirmohet përmes një njoftimi nga Policia e Shtetit, mësohet se autoritetet e Dubait nuk i kanë njoftuar ende në rrugë zyrtare, kjo pasi po bëhet verifikimi i gjurmëve të gishtërinjve nëse ka përputhje me të dhënat që janë dërguar.

Pas konfirmimit nga përgjigjja e provave shkencore, se mes personave të ndaluar janë dhe Durim dhe Valter Bami, do ketë një njoftim zyrtar nga Dubai për policinë tonë.

Gjithashtu mësohet se mes personave të shoqëruar nga autoritetet e e Emirateve të Bashkuara Arabe është edhe shoku i vëllezërve Bami, emri i të cilit nuk është bërë ende i ditur, por që dyshohet se është pjesë e të njëjtit grup kriminal, dhe që njihet nga të gjithë si “krahu i djathtë” i Roan Brahimi, i cili u ekzekutua disa javë më parë nga një atentat mafioz në Athinë.

Bie në grackë i "forti" i Niklës, shoqërohet
Vellezerit Durim dhe Valter Bami

Konkretisht në kuadër të operacionit "Revansh" Durim Bami akuzohet se kishte për të vrarë Arben Ndokën, Tori Xhecukën dhe Erigers Mihasin. Po ashtu sipas dosjes efektivi i RENEA-s, Altin Morina rezulton se kishte bashkëpunuar me Durim Bamin për të organizuar kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Niklës së Tapizës.

SPAK e shpalli sërish Durim Bamin, pasi akuzohet për veprën penale “krijimi i kushteve për krimin” dhe bëhet fjalë për atentatin që iu bë Marklen Hakës në 2019.

Atentati në 2019 ndaj Marklen Hakës

Në shtator të 2019 Marklen Haka, pjesë e “Bandës së Niklës”, do i bëhej atentat në derën e shtëpisë. Nga atentati humbi jetën halla e tij, Shpresa Basha, ndërsa Haka mori një plumb në krah.

Atentatorët kishin mundur të hynin në thellësi të fshatit Zezë të Fushë-Krujës, aty ku jetonin anëtarët e familjes Haka në fshehtësi të plotë dhe të padiktuar nga askush. Ata qëlluan me breshëri plumbash ndrej banesës së Hakës, ndërsa halla e tij ka qenë duke hapur derën, kur plumbat vërshuan drejt saj duke e lënë të vdekur në vend.

Pikërisht për këtë atentat Bami akuzohet si personi që ka siguruar kushtet për kryerjen e atentatit.

Durim Bami njihet si “i fortë” i Niklës. Ai është shoqëruar si i dyshuar për disa ngjarje të bujshme kriminale, por ndaj tij nuk janë gjetur prova për të qëndruar në qeli. Vite më parë, Durim Bami trazoi politikën shqiptare, kur deklaroi se se ishte vrasës me pagesë dhe ishte paguar nga Ilir Meta për të vrarë Tom Doshin.

Në 3 mars të 2015 ai është arrestuar nga policia për kallëzim të rremë pas akuzave të Tom Doshit, se ish-kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, kishte porositur një atentat për ta ekzekutuar atë përmes Durim Bamit, kundrejt pagesës 500 mijë euro. Bami u kap në tentativë për t’u larguar drejt Malit të Zi.

Të pandehur bashkë me Durim Bamin, u morën Tom Doshi dhe Mark Frroku për të cilët Prokuroria kërkoi nga 1 vit burg për akuzën e kallëzimit të rremë. Por pas një odiseje 3 vjeçare gjyqësore sa në Gjykatën e Krimeve, në Gjykatën e  Lartë, e në atë Kushtetuese gjithçka përfundoi me pafajësinë e Doshit dhe dënimin e Frrokut e Bamit, por asnjë prej tyre nuk qëndroi në burg, pasi dënimi u konvertua në shërbim prove.

Nga 50 urdhër arreste në total për shtatë grupe kriminale, 21 janë arrestuar, 29 janë akoma në kërkim, mes tyre edhe ish-deputeti i PS, Arben Ndoka.

Operacioni i zhvilluar nga SPAK, u finalizua në bashkëpunim me Europol dhe u shtri në disa qytete si Tiranë, Durrës, Vlorë, Lezhë, Fushë Krujë dhe Rrëshen. Nga kontrollet e ushtruara në rreth 50 ambiente banimi, ku u arrestuan 14 persona ndërsa janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale pasuri me vlerë të përafërt mbi 4,5 milion Euro.

Anëtarët e shtatë bandave të rrezikshme, mes të cilëve dhe zyrtarë policie akuzohet se janë përfshirë në veprimtari kriminale, si vrasje, tentativa vrasje, kultivim kanabisi etj.

Besohet se një skuadër e terë me 16 persona i ishin vënë nga pas Durim Bamit me qëllim ekzekutimin e tij, për llogari të ish-deputetit të PS, Arben Ndoka. Financimin për të hequr Durim Bamin e mbulonte Ervis Martinaj. Ndërsa një grup i gjerë, emrat më të njohur të botës së krimit u angazhuan për të eliminuar të fortin e Niklës.

Shokë e miq të tij, mbi 16 persona u futën në skemën e intrigës por sërisht nuk mundën ta vrasin. Njeriu që ka goditur më tepër ka qënë Durim Bami. Ndërsa grupi tjetër smundi ta kapte dot, megjithëse ju mblodhën emrat më të njohur.

Vrasjen e Durim dhe Valter Bamit, e kërkonte medoemos ish-deputeti i PS, Arben Ndoka, i cili kishte dyshime të forta se Bami kishte marë pjesë në vrasjen e vëllait të deputetit, Aleksandër Ndoka në Lezhë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese